Haradinaj përkujton Ismet Jasharin: Dëshmorët të paharruar në kujtimin e brezave

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi Ismet Jashari, komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies.

“Në 27-vjetorin e rënies, kujtojmë prijësin e strategun Ismet Jashari – Kumanova dhe nderojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës.

Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit; Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj.

Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, shkroi në Facebook, Haradinaj.

Të ngjashme