Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se në 21-vjetorin e rënies, përkulet me respekt para sakrificës së martirëve të masakrës së Bukoshit të Suharekës.
“Dhembja e masakrave gjithandej vendit peshon rëndë në kujtesen e popullit tonë. Në 21-vjetorin e rënies, përkulem me respekt para sakrificës së martirëve të masakrës së Bukoshit. Të rënët për liri na obligojnë që të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të gjenocidit serb kundër popullit shqiptar. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Më 3 maj 1999, forcat serbe kishin vrarë 24 martirë të këtij fshati Bukosh.