Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vdekjen e nipit të tij në tetorin e vitit 2007.
Shqipdon Haradinaj ishte djali i dëshmorit të Kombit, Shkëlzen Haradinajt, i cili u varros më 4 tetor të 2007-ës.
“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë. E në këtë përvjetor të amshimit tënd, e kujtojmë atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmiu, të një engjulli. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Shqipdon Haradinaj! RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Djaloshi kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.
Ngjarja kishte ndodhur para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan.