Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në debatin me qytetarë, të organizuar nga RTV Mitrovica, raporton EkonomiaOnline.
Nga aty Haradinaj tha se pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e senacës për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e reja duhet të mbahen në fund të shtatorit, ose fillimin e tetorit.
Ai tha se pas dorëheqjes së tij, Kosova ka kaluar një gjendje të jashtëzakonshme, por që tashmë është koha që të vendosë qytetari.
“E para gjendjen e sotme e shoh si gjendje të rregullt por që është prodhua nga situata e jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme që unë kam dhënë dorëheqje. Situata e rregull është çështja e shkuarjes së vendit në zgjedhje. Personi që e ka një mandat vendos kujt do me ja kthye. Unë në këtë rast kam vendos me ia kthye popullit. E rregullt se kryesia e ka caktua seancën më 22 gusht, me dy pika për IPA, dhe e rregullt se do të vendos për shpërbërjen e kuvendit, data do të shkoj në zgjedhje në javën e fundit të shtatorit, në tetor”, tha ai.
Haradinaj tha se Kosova ende nuk e ka përmbyll shtetësinë e saj, pasi që përbalelt me shumë probleme në rrafshin ndërkombëtar, por edhe në tatë vendor, duke përmendur mungesën e zhvillimit ekonomik.
Duke komentuar motivet e dorëheqjes, Haradinaj tha se e ka bërë për të mirën e Kosovës, e jo për t’u rikthyer në krye të Qeverisë.
“Kosova duhet me përmbyll shtetësinë me u bë shtet qind për qind, ende ka punë që Kosova me u bë vetvetja. Kosova se ka përmbyll shtetësinë në planin e jashtëm, ka peshë dialogu. Në planin e brendshëm është siguria dhe tepër me rëndësi zhvillimi ekonomik. Unë e shoh si situatë të rregullt, prej një situate të jashtëzakonshme, një kryetar qeverie nuk jep dorëheqje për me u kthye aty, është gabim interpretim i kujt do qoftë. Kryetari i qeverisë nuk mundet me dërgua shtetinatje. Nuk kam guxuar me dërgua Kosovën, fakti që kam dhanë dorëheqje e kam përkrah shtetin në planin ndërkombëtar, e vërtetë që s’kam aktakuzë”, tha ai.
Haradinaj para qytetarëve u shpreh se kanë punuar në shumë projekte në qytetin e Mitrovicës, por që qeveria e ardhshme duhet t’ua mundësojë kthimin në shtëpitë e tyre të qytetarëve të zhvendosur nga veriu”.
Ndërsa numëroi disa nga projektet që janë realizuar në këtë komunë nga Qeveria nën drejtimin e tij.
“Është riaktivizua përfundimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë. 53 milionë euro përfundon në vitin 2020, parku energjetik në Vllahi, do të ketë një ndikim ekonomik pozitivisht, tuneli i Mitrovicës është rehabilituar, rehabilitimi i hekurudhës, lajm i mirë inaugurimi i nënstacionit për energji elektrike. Është mirë që qytetarëve qeveria t’ua mundësojë rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Kryeministri në detyrë më debatin me qytetarë në Mitrovicë është përgjigjur në pyetje të ndryshme të qytetarëve, si vendimi i Agjencisë për Akreditim për Universitetin e Mitrovicës, emërimi i anëtarëve të bordeve drejtuese të kompanive publike, si dhe për kapjen e shtetit nga grupe të interesit.
“Ballafaqimi me këto tema njëher duhet me u vendos kritere, një kriter është transparenca, aty ku ka pas vërejtje kemi bërë kujdes në punë, mburremi me forcimin e gjyqësorit. Kam qenë i habitur për një vendim për Universitetin e Mitrovicës dhe Pejës. Unë kam marr një vendim që mos me ndodh mbyllja e programeve akademike për këto vit, jam habit dhe kam guxua me kalua në disa cilësime tjera që i kam thanë”
“Te bordet, te praktikat e emërimit të bordeve ekzistojnë kritere që po i quaj të besueshme. Në ato konkurse ata që i kanë përkrah partitë e marrin kur kanë me ndryshua nuk e di, është çështje e vetëdijes tonë politike, e kemi kyç ambasadën britanike”, tha ai.
Për ftesat e Gjykatës Speciale për ish luftëtarët e UCk-së ka thënë se nuk po ndërhyhet ndaj individëve por ndaj popullit të Kosovës.
“Me aktakuzat është e habitshme, nuk po i ndërhyhet individëve por popullit, kjo po ndikon në çështje të brendshme jetësore. Serbia pas 30 vjetëve nuk po e ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Unë kam respekt ndaj qytetarëve serbë të Kosovës
“Ç’kapja e shtetit, është proces që është zhvillu në dy dekada ka të bëjë me vetëdijen, dikush më thotë pse se ndërron Kryeprokurorin dhe prokurorët, po unë nuk kam drejt, i përziej pushtetet që janë të ndara”, tha ai.
Haradinaj, qytetarët nga pjesa veriore e Mitrovicës i luti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse sipas tij, gjërat do të ndryshojnë për të mirë.