Haradinaj porosi nga Deçani: Të jetësohet amaneti i të rënëve

Deçan | 24 Maj 2019 | 12:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” ka bërë homazhe në Kompleksin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se kjo ditë është e veçantë pasi që përkujtohen dëshmorët të cilët fjalë kohës së luftës i kanë bartur të plagosurit dhe të vrarët.

“Sot është ditë e veçantë jo vetëm që kujtojmë një numër të madh të luftëtarëve të vramë, por edhe misioni i tyre ka qenë i veçantë, bartja e të plagosurve, bartja e bashkëluftëtarëve një mision më i vështiri në luftë dhe misioni më fisnik”, tha Haradinaj.

“Batalioni Gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’ i primë nga Gjeneral Avdyl Mushkoles dhe me bashkëluftëtar në këtë mision e kanë mbrojtje nderin e luftëtarit shqiptar duke i mbrojtur të plagosurit mos me i lenë në duar të armikut pa rënë edhe vetë. Është ngjarja më e dhimbshme e historisë së luftës dhe më krenare”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj ka bërë homazhe edhe në Fshatin Kodrali të Deçanit. Ai porositi familjarët e dëshmorëve dhe të gjithëve që të dërgohet porosia e të rënëve në vend.

Ai po ashtu ka nderuar edhe varret e rënëve të luftës, Valiant Ferizi dhe Nimon Musaj.

Të ngjashme