Haradinaj premton buxhet për shoqatat e të pagjeturve, kërkon nga delegacioni bashkëpunim

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 11:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të kërkojë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të ndahet buxhet për 24 shoqatat të cilat merren me personat e pagjetur në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai në takimin me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, shtoi se t’i kërkojë edhe Delegacionit të Dialogut, që të kenë bashkëpunim me këto shoqata, në mënyrë që sipas tij, kjo temë të ngritët edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në këtë takim ne kishim mundur me i biseduar disa tema. Pozicioni ligjor i të pagjeturve, çka kanë mbetur dhe si mund të trajtohen, ti quajmë privilegjet edhe pse s’janë privilegje”.

“Poashtu edhe për shoqatat nëse nuk gabohem janë 24. Unë do t’i propozoj Qeverisë nesër që të ndaje një buxhet për ato shoqata. Poashtu do t’i propozoj edhe delegacionit të bisedojë me juve dhe të gjitha shoqatat në mënyrë që të ketë një bashkëpunim në këtë fushë”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shtoi se është një numër i madh i të pagjeturve në Kosovës, andaj sipas tij, është vështirë të shtrihet dora e pajtimit pa u zbardhë fati i të pagjeturve.

“Në një marrëveshje me njohje reciproke por mendojmë që pa e shtri dorën e pajtimit për të pagjeturit edhe pajtimi është i zorshëm. E dëshirojmë para dialogut të trajtojmë edhe këtë temë”.

“Është një numër i madh i të pagjeturve, prej të cilëve serb janë 444, ashtu figuron të paktën e kemi këtë numër, disa para lufte disa pas lufte. Kjo është një plagë për neve. Ka disa zona që janë më të prekura, i dini edhe ju”, tha Haradinaj, raporton EO.

Jahja Lluka, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit tha se janë duke shqyrtuar ndryshimin e ligjit bashkë me UNDP-në.

Ai ka kërkuar nga Qeveria ta ndryshoj udhëzimin administrativ që ua ndalon pensionin kontributdhënës familjarëve të të pagjeturve.

“Meqenëse familjarët kanë kërkesa për ndryshimin e ligjit, ne kemi krijuar një grup për koncept dokumentin dhe në bashkëpunim me UNDP-në, qysh nga ky muaj do fillojmë çdo javë ta kemi nga një punëtori që e paguan UNDP dhe koncept dokumenti do fillojë në fund të javës të vijë në Qeveri”.

“…me ligjin e vjetër është bërë një lëshim meqenëse është quajt pension e dy pensione nuk mund t’i marrin”.

“Kryeministër meqenëse ministri është në projektimin e skenave pensionale do bëjmë përpjekje që shumë shpejt ta sjellim koston, brenda mundësive financuare të buxhetit do ta rrisim këtë shumë të buxhetit”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/969047603485003/?notif_id=1551089971247950&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme