Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, ka shpaluar programin për ndërtimi e tetë liqeneve akumuluese.
Ai është shprehur se me ndërtimin e tyre, do bëhet zgjidhja shekullore për ujin e pijshëm.
“’Kosova Fituese’ me ndërtimin e digave do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Programi përfshin projektet që janë paraparë në Strategjinë shtetërore për Ujërat, hartuar gjatë qeverisjes Haradinaj:
“Përveç ujit të pijshëm, digat do të shërbejnë edhe për ujitjen e tokave bujqësore, prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve dhe zhvillimin e zonave rekreative. Programi i koalicionit për Kosovën Fituese përmban konceptet inxhinierike të gatshme për zbatimin e këtyre projekteve”, ka shkruar tutje Haradinaj.