Haradinaj pret ambasadorin britanik: Folëm për proceset që po kalon vendi dhe avancimin e marrëdhënieve

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin tha se foli për proceset aktuale dhe marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.  Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Hargreaves njoftoi se ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme