Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj ka njoftuar se në këtë takime dhe diskutuar ndër të tjerash urgjenca e formimit të institucioneve të vendit.
“Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.



