Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka postuar sot foto në rrjetin e tij social Facebook, nga bjeshkët e Rugovës, Brezovica, bjeshka e Belegut, si dhe Brodit, duke e quajtur kështu Kosovën, një vend të bekuar nga natyra, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shkruar se e bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

“Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë: 1. Bjeshkët e Sharrit-  Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro. 2. Bjeshkët e Nemuna –  Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro. 3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimit 20 milion euro 4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme