Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, të udhëhequr nga kryetari i kësaj Shoqate, Naser Bajraktari.
Në fillim, përfaqësuesit e Shoqatës e informuan kryeministrin për funksionimin e shoqatës, partnerë me të cilët bashkëpunojnë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në veçanti Agjencinë për Mbështetjen e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Komisionin Evropian.
Përfaqësuesit e Shoqatës theksuan se ngritja e cilësisë së qumështit ka bërë që situata me fermerët të jetë shumë më e mirë, por kërkuan që mos të ketë vonesa në realizimin e subvencioneve të ndara për ta.
Kryeministri Haradinaj tha se do të jap mbështetjen maksimale të tij dhe të Qeverisë që drejton.
“Prodhuesit janë vija e parë e zhvillimit ekonomik, andaj do t’ju qëndroj afër me përkushtimin më të madh” theksoi kryeministri.