Kryeminsitri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pasur një takim me pornarin kompanisë Frutex, Palush Shaqiri, prodhues i brendit Golden Eagle, duke thënë se prodhuesit vendor janë përfituesit më të mëdhenjë nga taksa e vendosur 100%, shkruan EkonomiaOnline.
Haradinaj tutje ka shtuar se kompania Frutex ka shtuar shitjen prej 30% në muajt e fundit, ka rritur eksportin në vendet europiane dhe në kontinentin Afrikan si dhe ka filluar investimet e reja, si mundësi të krijuara nga rritja e shitjeve dhe profitit.
Shkrimi i plotë:
Prodhuesit vendor janë përfituesit më të mëdhenjë nga mundësitë që ka krijuar taksa 100 për qind. Dëshmi e kësaj është edhe puna e kompanisë Frutex, prodhues i brendit Golden Eagle me pronar Shaqir Palushi, të cilin e prita sot në takim. Kjo kompani ka shtuar shitjen prej 30% në muajt e fundit, ka rritur eksportin në vendet europiane dhe në kontinentin Afrikan si dhe ka filluar investimet e reja, si mundësi të krijuara nga rritja e shitjeve dhe profitit. Prodhuesit si Kompania Frutex, me 160 të punësuar përveç që janë ndër kontribuesit më të mëdhenjë në ekonominë e vendit, kanë arritur që të ofrojnë kualitet në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve.
Në këtë vit të ekonomisë, këto parametra, dëshmojnë qartë që Qeveria e vendit duhet të vazhdoj me politikat që fuqizojnë dhe mbrojnë prodhuesit tanë dhe që ndërkombëtarizojnë etiketën Made In Kosova!