Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se prodhuesit vendës duhet ta ruajnë kualitetin e tyre prodhues, pasi që taksa mund të hiqet ndonjëherë.
“Jam i gëzuar që pashë një energji të mirë të sipërmarrësve, besoj që do na pret punë në ekonomi por do jemi bashkë. I apeloj prodhuesve tonë që të kenë kujdes në kualitet sepse nuk është gjithmonë situata e njëjtë, najherë edhe hiqet taksa e këta s’bon me kujtu që nuk do jenë në konkurrencë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj foli edhe për takimin në Berlin që pritet të mbahet duke thënë që kjo është një shtytje në perspektivën evropiane. Ai shtoi se ajo që i intereson Kosovës është liberalizimi, i cili sipas tij, është vonuar shumë.
“Jemi të interesuar me shku në Berlin, është një ngjarje e respektueshme. Nuk është vetëm Kosova dhe Serbia janë edhe vendet e rajonit por mendoj që kjo është një shtytje në perspektivën tonë evropiane. Ajo që na intereson është edhe liberalizimi i vizave e cila e dini që na u vonuan shumë”, shtoi Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se është me rëndësi që një pjesë të madhe e panairit i kanë zëvendësuar produktet serbe.
“Është me rëndësi që gjithë këtë pjesë e kanë zëvendësuar produktet vendore”, tha Rukuqi, tha Rukiqi, raporton EO.
Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri para medieve në hapjen e panairit ndërkombëtarë “Prishtina 2019”.