Haradinaj: Propozova që zgjedhjet të mbahen më 26 janar

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se pas takimit konsultativ me presidenten, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, ka propozuar datën 26 janar.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025 dhe sipas tij, të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja”, shkroi ai.

Të ngjashme