Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.
Haradinaj në Politiko, ka thënë se sipas tij po shkohet nga logjika e njëjtë, pasi ua ka ndalë rrogën 20 mijë familjeve në Kosovë.
“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën. Edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë ai.
Haradinaj: Qasja e Kurtit ndaj mësimdhënësve e poshtër
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë mungesa e procesit mësimor për një muaj ka pasoja të mëdha.
Haradinaj në Kanal 10 ka thënë se të gjithë jemi humbës, për shkak të një kryeministri, i cili sipas tij, para interesit të qytetarëve, e vendosë demagogjinë e vet, dhe politikat jonjerëzore.
“Të gjithë mësimdhënësit së pari janë njerëz, e pastaj janë familjar, kryefamiljar, fëmijët e Kosovës janë njerëz, prindërit e tyre janë njerëz. Një qasje e tillë e pashpirte e kryeministrit pa asnjë ndjenjë, pa asnjë ndjenjë asnjë kujdes, vërtetë është poshtërsi, s’ke si e çuan ndryshe, e paparë ndonjëherë e udhëheqësit të një vendi”, ka thënë ai.