Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë sa i përket qeverisjes deri tani.
Ai ka thënë kufizimet e Pandemisë duhet të hiqen dhe është shprehur kritik për uljen e pensioneve.
“Qeveria nuk jeton me aktualitetin real, ata po jetojnë në botën e vete. Vetëm kufizime, nuk po i kuptoj masat. Ka kufizime deri në orën 10:00, njerëzit shkojnë tek të afërmit, në këtë rast për iftar dhe syfyr, ka njerëz që punojnë me turne. Pastaj kemi çështjen e uljes së pensioneve ” tha ai në ATV.
Tutje Haradinaj u shpreh skeptik për ndarjen e 11 milionë eurove për rrymën në Veri në kohë pandemie.
“Eshtë e habithsme me u nda 11 milionë euro për rrymën në veri pa asnjë plan . Po flasim për një realitet ku nuk mbështeten penisonistët, mjekët dhe policët dhe nga ana tjetër gjenden para për rrymën në veri. I ndan 11 milion euro pa shpjegim se si ka me kthy paren nga atje” dekalroi ai.