Haradinaj: Qeveria votohet nesër, ende s’i kam krejt emrat

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 12:01 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, i mandatuari për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR, tha se në seancën e nesërme do ta jap qëllimin e Qeverisë, si dhe emrat e kabinetit qeveritarë, pasi sot ende nuk e ka listën e plotë nga subjektet politike në koalicion, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se jenë duke bërë përgatitjet për seancën e nesërme që mund të mbahet pasdite.

“Është traditë që kur e thërret seancën, me kërkesë të dorëzohet edhe një jo program sepse programin do ta bëjmë publike më vonë, por një prezantim të qëllimit qeverisës dhe kabinetin qeveritar, ende nuk i kam të gjitha emrat”.

Këto deklarime Haradinaj i bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një deklarate me të Rinjtë Evropian të Kosovës, me ç’rast u zotuar se do të angazhohet për fuqizimin e pozitës së tyre në shoqëri, raporton EO.

LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-kufiri-eshte-ne-cakorr-e-kulle-te-rinjte-mos-ta-leshojne-vendin/

Të ngjashme