Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Haradinaj deklaroi se të ndjerit dhanë kontribut të çmuar në UÇK.
“Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi”.
“Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për Atdheun e tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.