Haradinaj reagon pas shpërthimeve në veri: Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj dy sulmeve në veri të vendit.

Haradinaj ka thënë se dy shpërthimet në veri manifestojnë mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.

“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.

Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme