Gazetari i njohur Valon Syla, është sulmuar mbrëmë pas emisionit televiziv nga tre persona.
Sulmin ndaj tij e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj.
Ai ju bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqërie.
“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.