Haradinaj reagon pas vrasjes së shtatzënës: Akt qyqar që kundërshton traditën tonë

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së një shtatzëne para Gjinekologjisë në Prishtinë.

Haradinaj është shprehur i tronditur me vrasjen.

Ai ka thënë se nevojitet mobilizim i shoqërisë që të parandalohen raste të tilla.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore. Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme