Haradinaj refuzoi takim me Abdixhikun, përgjigjet LDK: Momentumi kërkon komunikim politik

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka refuzuar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar hapat rreth ngërçit për çështjen e zgjidhjes së presidentit.

Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim dhe diskutim me Haradinajm ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.

“Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak. Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike.”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Të ngjashme