Haradinaj: Rënia e lirisë së mediave është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike

Prishtinë | 02 Maj 2025 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së medias s’është rastësi, por është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike.

Ai tha se një Qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli.

 “Liria e shtypit është fituar me sakrificë. Nuk duhet kurrë të shkëmbehet me heshtje.

Kjo nuk është mënyra si nderohet lufta për liri. Një qeveri që ka frikë nga kritika, ka frikë nga populli i vet”, shkroi në fb Haradinaj.

Të ngjashme