Kryeministri Haradinaj, ka replikuar me dy deputetët e VV-së, të cilët i adresuan kritika në lidhje me vendimin e tij për rritjen e pagave. Replikat i filloi me deputetën Fitore Pacolli dhe vazhdoi duke replikuar me Sali Zybën, raporton Ekonomia Online.
Akuzave të Fitore Pacollit, Haradinaj i’u kundërpërgjigj duke i thënë se nuk kemi nevojë për moral të rrejshëm.
“Ju po e kategorizoni qeverinë, po e ndëshkoni me vendim të rritjes se pagave, po jepni vlerësime kategorizuese deri në fund. Keni drejtë për mendimet e jujaja por e vërteta është më ndryshe. Nuk mundem me i korigju 20 vjet për një ditë, as një veprim, por dikun përgjegjësia në vend duhet me i pas parametrat e veta. Ne e kemi gjet qeverinë pa ligj, sdi kush e ka ndal qeverinë qe 20 vjet me ba një ligj. Ligj për nivelizimin e pagave pse s’është ba, e kam gjetur qashtu gjendjen. Ju tregova për renditjen, 120 vet vendosim për fatin e 2 milionë njerzëve”, tha Haradinaj.
Salih Zyba në fjalën e tij tha se kryeministri Haradinaj ka marrur vendim që rritja e pagave të bëhet për mbi 20 kategori.
Haradinaj, iu drejtua Zybës se shpreson që ai ta arsyetoj rrogën e deputetit prej 2 mijë eurove dhe se nëse i tepron rroga mundet me i ndihmu rasteve sociale.
“Janë do deputet që folin dy herë mbrenda mandatit të tyre. Salih Zyba je ka e harxhon popullin me rrogë tane se sdi çka je ka i ndihmon. Nuk është e vërtetë që zëvendësministrave i’u kanë rritë rrogat, shpresoj që ti e arsyeton rrogën tane 2 mijë euro. Nëse ki tepër qoja rasteve sociale pak. Jena tu fol për pagat që i marrrim, burrë i dheut. Në çdo normë shumë ma badihava je tu e marr ti”, tha Haradinaj.