Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një vendimi të cilin e ka marrë dje, ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij.
Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.
Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.