Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj çdo ditë po mirëpret në rrethin e tij anëtar e kandidat të ri për Asamble Komunale.
Kandidati i radhës për Asamble Komunale përkrah Haradinajt është Dren Shahini.
Haradinaj ka thënë se Dreni është zëri aktiv i qytetarisë në Prishtinë, e në veçanti i lagjes Mati.
Tutje ai tha se Dreni tash e tutje aktivitetin e tij në interes të qytetarëve të Prishtinës do e bëjë përmes Kuvendit Komunal.
“Me këtë vullnet e qasje, Dreni fitoren e ka të sigurtë”, shkori Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot na u bashkua në rrugëtimin tonë të përbashkët, Dren Shahini zëri i qytetarisë aktive në Prishtinë, e në veçanti i lagjes Mati.
Dreni nga tash e tutje aktivitetin e tij në interes të qytetarëve të Prishtinës do ta bëjë përmes Kuvendit Komunal. Me këtë vullnet e qasje, Dreni fitoren e ka të sigurtë.
Na priftë e mbara Dren!