Sot shënohen 13 vite që kur Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Me këtë rast, lideri i AAK-së ka reaguar duke falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, besuan në drejtësinë dhe kauzën e tij.
“Populli shqiptar, të gjitha shtresat e tij pa dallim, besuan! Mirënjohje e përjetshme të gjithë atyre që ngritën zërin dhe i thanë JO padrejtësisë. I mbaj në kujtesë e zemër njerëzit e vullnetit të mirë që përmes kampanjave të ndryshme u bashkuan rreth kauzës për dritë, drejtësi e liri”, ka shkruar Haradinaj.