Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se përballja me radikalizmin dhe ekstremizmit është problemi kyç, raporton Ekonomia Online.
Prandaj sipas tij, shkolla është vendi ku duhet të zhvillohet beteja kundër ekstremizmin e radikalizmin. Ai shtoi se mbrojtja e fëmijëve nga kjo dukuri është luftë jo e lehtë, prandaj edhe duhet luftuar pa kompromis.
Këto komente ai i bërë në konferencën njëditore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.
“Është moment i mirë me qenë direkt, është lufta për fëmijët. Dikush i synon fëmijët tanë si luftëtarë të vet. Ai që i mëson fëmijët me u bë vetëvrasës dhe me vra fëmijë të tjerë. Kur është ma lehtë me i marrë fëmijët tanë, ke ata janë fëmijë, pa e kuptua prindërit dhe vendi se po i merren fëmija”.
“Nuk lejon prindi me ardhur dikush prej larg, me nxjerr një vetëvrasës për fëmijët e tjerë. A është rregull që Kosova me lejuar që Kosova me u marr me ata që donë me u ba vetëvrasës, vrasës. Nuk po flasim për kurrgjë po për një luftë që me na i marr fëmijët me u bë vetëvrasës. Kjo marrë i bien neve, njerëzve të këtij vendi. Nuk guxojmë me pranuar që ne me qenë fushë beteja e atyre që vijnë nga larg me na i marrë fëmijët”.
Kreu i ekzekutivit u shpreh i bindur më punën e të gjitha institucioneve duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme mund të përballet ky rrezik mbarëbotëror.
“Qëllimi është stop depërtimi, i marrjes së fëmijëve tonë. Shkolla, arsimi në tërësi është vendi ku po zhvillohet tani beteja, pikërisht janë shkollat ku duhet të zhvillohet beteja, janë edukatorët, mësimdhënësit. Kushdo që bën paqe me këtë është ka pajtohet qe fëmija i saj i tij ta ketë atë fat. Do të jemi bashkë, unik të vendosur mos me lejuar këtë, do t’i gjejmë të gjitha rrugët, instrumentet, mjetet e nevojshme që kjo mo me i ndodh Kosovës”.
“Ne jemi përgjegjës mos me lan drogën në shkolla, po do të mbrojmë fëmijët tonë nga çdo ekspozim i keq, nuk është alternativa që qon kah terrorizmi, ajo është mashtrim, fëmijët nuk ushtojnë nëse vijnë asaj rruge”.
Kjo konferencë realizohet me rastin e fillimit të Javës për internet të sigurt me moton “Krijo, lidhu dhe trego respekt: një internet më i mirë fillon me ty”, që do të shënohet nga data 2-9 shkurt 2018, në kuadër të Ditës Botërore për internet të sigurt.