Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të afërt ka shkuar për ngushëllime në familjen e akademikut të ndjerë, Idriz Ajeti.
Haradinaj tha se veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm
Postimi i plotë i Haradinajt:
Me bashkëpunëtorë për ngushëllim në familjen e akademikut të ndjerë Idriz Ajeti. Veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. U prehtë në paqe. RH