Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas kthimit nga SHBA-ja ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka treguar në detaje se për çfarë është biseduar atje, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se ka qenë më ftesë të MatheW Palmer.
“Takimi me zotri Palmer ka qenë pjesa bilateral. Mendoj se ka qenë me rëndësi vizita në SHBA, qëndrime të qarta i kam shprehur atje e cila është kundër lëvizjes se ndarjeve dhe shkëmbimit të territoreve. Njëkohësisht ka qenë edhe pamundësia që me qenë si Bosnja.
Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e një takimi të presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa tregoi arsyen kryesore pse shkoi në ShBA.
“Unë s’kam pas takime me palën serbe e as me Thaçin, por jam takuar me Palmerin që i raporton presidentit Trump. Është me rëndësi që tash një vit i kam zënë duke menduar për ndarjen e Kosovës. Kam shkuar t’iu them se ende jemi këtu edhe më të fortë sepse ato projektet e ndarjes kanë dështuar.
Haradinaj ka thënë se ka qenë gabim insistimi i Kosovës për ta kërkuar njohjen nga Serbia.
“Politika e Kosovës ka qenë gabim kur kanë thënë se nuk mundemi pa njohje. Ne kemi mundur të themi se nuk na duhet njohja nga Serbia. Ky ka qenë gabimi i institucioneve tona”.
E sa i përket njohjeve, tha se ka shtete të mëdha qe mendojnë ta njohin Kosovën.
Idenë eVuçiqit për njohje, Haradinaj e ka quajtur gabim.
“Ideja që ta marrim njohjen duke dhënë diçka është shumë gabim. Vuçiq nuk po e pengon Kosovën ai me veprimet e tij po e dëmton shtetin e tij”, tha ai.