Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëlllime familjes Daci për vdekjen e Arian Dacit, sot nga një ortek bore në Brezovicë.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”.