Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e xhaxhait të Kadri Veselit

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur sot, Smajl Veseli, xhaxhai i sh-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Veseli ka dhënë një kontribuo të madh në organizimet çlirimtare dhe të shtetndërtimit.

Postimi i plotë i tij:

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Smajl Veselit nga Broboniqi.

Familja Veseli ka dhënë kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim, fal frymës atdhetare që promovohej e kultivohej nga Smajli e vëllezërit.

Ngushëlloj familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën.

Baci Smajl u prehtë në paqe!

RH

Të ngjashme