Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se më 3 gusht do të formohen institucionet e reja dhe se ai do të jetë në krye të Qeverisë.
Haradinaj pas procedurave të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët e rinj, duke thënë se ka qenë një ditë e gjatë deri tek ky moment, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat, Haradinaj është përgjigjur se Kuvendi i ka 120 deputetë dhe se secili ka të drejtë të votojë.
“Nuk po ju kuptoj për çfarë numrash e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë”, ka thënë ai.