Haradinaj shtron koktej për MCC-në që i dha 49 milionë $ Kosovës

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i RKosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një koktej, për të kremtuar Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program ky prej të cilit Kosova ka përfituar 49 milionë dollarë.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Personalisht, jam i kënaqur që pjesë e detyrave të mia është edhe zbatimi i projektit nga populli amerikan për popullin kosovar. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti dhe bënë punën e tyre që ne të festojmë sonte”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Haradinaj theksoi se do të punohet çdo ditë, për të dëshmuar përkushtimin e Qeverisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kosova është duke bërë përpjekje për të forcuar sundimin e ligjit, duke zgjeruar reformat në gjitha sferat e jetës sonë. Kosova është e gatshme të marr përgjegjësitë e veta, jo vetëm me forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në luftimin e korrupsionit. Jemi të gjithë si ekip, dhe besoj se do ta dëshmojmë këtë përkushtim çdo ditë pune” ka shtuar ai.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dëshmon se pavarësisht kush është në pushtet në SHBA, aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-të, qëndron dhe mbetet e fortë.

“49 milionë dollarë nuk zgjidhim problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundësoj krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkret që rrit besimin e investitorëve tjerë” ka thënë presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se nënshkrimi në Washington për herë të parë është bërë në Kongresin Amerikan, dhe kjo gjë ka një domethënie të madhe, pasi është përkrahur nga të gjitha partitë amerikane pa dallim.

“Me këtë marrëveshje vije edhe përgjegjësi e madhe për Qeverinë e re të Kosovës, të zbatoj programin me efikasitet, transparencë dhe sigurisht me rezultate të mira” ka thënë ambasadori, duke thënë se programi në fjalë do të ndikoj direkt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, në shenjë falënderimi, i ka dhuruar ambasadorit Delawie hartën e Kosovës, e punuar me gurët nga Trepça.

Kryeministri Haradinaj: Çdo ditë do të dëshmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Kryeministri Haradinaj: Çdo ditë do të dëshmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Kryeministri Haradinaj: Çdo ditë do të dëshmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Kryeministri Haradinaj: Çdo ditë do të dëshmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Kryeministri Haradinaj: Çdo ditë do të dëshmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme