Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka marrë njoftim zyrtar se është hequr nga lista e INTERPOL-it.
I pyetur nga Ekonomia Online për raportimet në media se INTERPOL-i ka heq atë nga lista atë bashkë edhe me 17 persona të tjerë, ai tha se edhe vet ka dëgjuar në media, por që nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar.
“Kam dëgjuar prej medieve për këtë gjë, unë s’kam marrë asnjë përgjigje. Për besë dhe nuk jam marr me këtë gjë”.
Këto komente ai i bëri pas homazheve që bëri te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.
I pari i ekzekutivit kosovar ishte ndaluar në Francë më 4 janar të vitit 2017 bazuar në një fletëarrest të shtetit serb, raporton EO.