Haradinaj sot mban konferencë të jashtëzakonshme për medie

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 13: 00, do të mbajë konferencë për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi dërguar medieve nga Zyra për Informim e kësaj partie.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media që kryetari Ramush Haradinaj mbanë nesër, më 2 Maj, në Selinë Qendrore të AAK-së”, thuhet në njoftim.

Në ftesë nuk është përmendur arsyeja e konferencës.

Ndryshe, dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për propozimin e Avdullah Hotit kryeministër.

Të ngjashme