Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur fitore të UDB-as votimin e Projektligjit për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë veteranët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.
“Sot jemi të sigurt që në parlament është kthyer Rrahman Morina, UDB-ja dhe serbët”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se do ta vazhdojnë të mos pajtohet me këtë projektligj, ndonëse nuk i ka bërë të ditura format e kundërshtimit.
“Respekt për familjen Jashari e gjithë UÇK-në. Sot kemi parë një fitore të UDB dhe e përkrahur me Listën Serbe me votu një ligj që përjashtojnë ushtarët e UÇK-së nga paga minimale. Në parlament u rikthye Rrahman Morina, UDB-a. Do të vazhdojë këtë mospajtim”, ka thënë Haradinaj.