Haradinaj sqaron pse po e do postin e presidentit

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit.

Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Të ngjashme