Haradinaj-Stublla bëri homazhe te varri i heroines Ylfete Humolli

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të martën bëri homazhe te varri i heroines Elfete Humolli, e cila u vra nga forcat policore serbe në demontratën e 1 shkurti të vitit 1990.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se tridhjetenjë vite më parë pushoi së rrahuri zemra e maturantes Elfete Humolli, që po luftonte për fëmijërinë e saj, të cilën forcat serbe ia shuan.

“Por, ajo bëri që mijëra zemra të tjera të mos ndalojnë kurrë së rrahuri deri në realizimin e ëndrrës së saj – lirisë së Kosovës”, u shpreh shefja e diplomacisë kosovare.

Pas homazheve te varri i heroinës Humolli, në Lupç të Podujevës, Ministrja Haradinaj Stublla nderoi edhe vëllain e saj dëshmor, Mentorin, i rënë në luftën e Koshares.

“Qëndrova për vizitë edhe te nëna Sevdije, në familjen simbol të rezistencës dhe të luftës së gjatë për liri e shtet”, tha Ministrja, duke e përfunduar këtë vizitë me fjalët: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve!”.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/235523678193699


Të ngjashme