Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës Jean-Yves Le Drian.
Haradinaj-Stublla, e ka falënderuar homologun e saj francez për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat.
Kryediplomatja ndër të tjera ka biseduar edhe për dialogun dhe liberalizimin e vizave si rëndësi strategjike për vendin.
Njoftimi i plotë:Zhvillova një telefonatë përmbajtësore dhe miqësore me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.E falënderova Ministrin Le Drian për mbështjetjen e çmuar të Francës në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, dhe riktheksova gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në aspektet e interesit të përbashkët.Përveç marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, diskutuam edhe dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave e cila ka rëndësi strategjike për ne dhe është në interes të vlerave evropiane në rajonin tonë.