Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.
Kryediplomatja mes tjerash thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar, njofton Klan Kosova
Po ashtu Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.
“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar, ka shkruar ajo.