Në vazhdën e angazhimeve për reformë të brendshme dhe fuqizim të kapaciteteve të brendshme të strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe prioritetit qeverisës për rishikim të plotë funksional të shërbimit të jashtëm, po vazhdojnë veprimet konkrete bazuar në dispozitat ligjore me të cilat synohet zhvillimi i resurseve njerëzore dhe operacionale në MPJD.
Tanimë rotacioni diplomatik është bërë i rregullt, dhe ka filluar kthimi i normalitetit të brendshëm ku janë ndërrmarrë veprime konkrete sa i përket gradimit dhe rotacionit. Në funksion të fuqizimit të brendshëm për adresimin e nevojave për zhvillimin dhe profesionalizimin e shërbimit të jashtëm, 25 zyrtarë MPJD-së të cilët nuk kanë pasur gradë diplomatike dhe të cilët i kanëplotësuar kushtet e parapara me dispozitat ligjore janë rekomanduar përgradim nga Komisioni për Grada dhe Disiplinë.
Po ashtu, ka vazhduar me sukses rotacioni i rregullt, sipas konceptit ‘një në shërbim, një në ministri’ i filluar muaj më parë nga Ministrja Meliza Haradinaj – Stublla. Ky proces ka vazhduar të realizohet në transparencë të plotë, i udhëhequr nga parimi i meritës dhe barazisë, bazuar në kualifikimin profesional, përvojën e punës, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe çertifikimet e nevojshme për ofrim të shërbimeve konsullore.
Në kuadër të përfundimit të mandatit të rregullt në muajt në vijim do të kthehen për të shërbyer në MPJD rreth 20 diplomatë të cilët do të zëvendësohen nga 20 zyrtarë të MPJD-së të cilët do të shërbejnë në misionet nespektive diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës nga Uashingtoni e deri në Tokio. Këta zyrtarë kanë fituar përvojën adeukate në MPJD për të shërbyer me sukses në misionet diplomatike e konsullore, si dhe sjellin me vete një bagazh diplomatik e përvojë të rëndësishme nga misionet tona nëpër botë. Këto veprime pashmangshëm po kthejnë normalitetin e nevojshëm në MPJD.
Me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla i uroi zyrtarët e përzgjedhur dhe kërkoi nga ta që kontribuojnë në fuqizim të shërbimit të jashtëm përmes zbatimit të praktikave më të mira të funksionimit të shërbimit të jashtëm, duke kryer me nder dhe përgjegjësi të lartë detyrat e përcaktuara si dhe duke shërbyer me përkushtim në avancimin e interesit strategjik të Republikës së Kosovës.
Synimi i MPJD-së është që të krijohet një shërbim i jashtëm profesional, dhe me qëllim të fuqizimit të punës dhe dinjitetit të anëtarëve të shërbimit të jashtëm.