Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, është shprehur e tronditur me humbjet që kanë pësuar Turqia dhe Greqia, pas tërmetit të fuqishëm që goditi fillimisht Izmirin e më pas edhe ishujt grek.
Kryediplomatja kosovareka shprehur solidarizimin e saj me të gjitha familjet që nga kjo fatkeqësi natyrore humbën më të dashurit e tyre, dhe gjithashtu ka shprehur urimet më të sinqerta që personat që kanë mbetur nën rrënoja të nxirren të gjallë.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, që goditi Turqinë dhe ishujt grek. Uroj sinqerisht që të nxirren të gjallë të gjithë ata që janë ngujuar nën rrënoja. Forca dhe durimi qoftë me të gjithë të prekurit nga ky tërmet.Vendi ynë dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë me ju” është shprehur Haradinaj-Stublla.
Kryediplomatja ka treguar gatishmërinë dhe ka udhëzuar Ambasadën e Kosovës në Ankara që t’u dalë në ndihmë shtetit turk dhe secilit shtetas kosovarë në rast nevoje.