Haradinaj – Stublla takoi ish kryetaren e Preshevës, thotë se uniteti i shqiptarëve u jep jehonë të drejtave të tyre

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Uniteti i shqiptarëve në momentet kyçe historike, gjithmonë i ka dhënë jehonë të drejtës dhe sukseseve tona, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në takimin që zhvilloi me ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

“Me qëllim të përkrahjes së këtij uniteti, sot takuam edhe ish-Kryetaren e Komunës së Preshevës, dhe Kryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, znj.Ardita Sinani”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, po kryeson vizitën e parë zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës.

                                                                                                                 
“Perspektiva ekonomike, kujdesi shëndetësor, dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve, dominuan diskutimin tonë. Ardita është personifikim i gruas shqiptare me zë të fuqishëm për kauzën tonë kombëtare”, tha kryediplomatja e Republikës Kosovës.

Të ngjashme