Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Papua Guineas së Re, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Ministrja Haradinaj-Stublla, ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e Papua Guineas së Re, shtet ky me të cilin Republika e Kosovës, tashmë ka të vendosura marrëdhënie diplomatike.
Me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla, është shprehur e gatshme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Pavarësia e Kosovës është pranuar nga Papua Guinea e Re, më 3 tetor të vitit 2012.