Haradinaj-Stublla viziton Preshevën, njoftohet nga afër me shqetësimet e shqiptarëve

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj ka vizituar komunën e Preshevës ku dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune.

Ajo më tutje ka shkruar se është njoftuar nga afër edhe me shqetësimet dhe sfidat e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Nder i veçantë të realizojmë vizitën e parë zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës në një delegacion të përbashkët me Ministrin e Drejtësisë, z.Selim Selimi i cili është Ministër i parë që vjen nga kjo anë.

Në pritjen e Kryetarit të Komunës të Preshevës, z. Shqipërim Arifi, mësuam nga afër për shqetësimet dhe sfidat e shqiptarëve këtu, dhe diskutuam rrugën tonë përpara për të adresuar këto shqetësime.

Çregjistrimi diskriminues dhe selektiv dhe i qëllimshëm i shqiptarëve të Luginës nga regjistrat civil, si dhe moskujdesi shëndetësor dhe human i Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të kësaj ane, duhet te ndalet.

Republika e Kosovës do të angazhohet që të adresojë këto tema në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Image may contain: 4 people, people sitting, suit and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting

Të ngjashme