Haradinaj: Sulmi ndaj bashkëshortes së Stavilecit është akt kriminal

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 17:44 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si akt kriminal sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit, Blerand Stavileci.

Ai ka thënë se shteti nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj këtyre sulmeve.

“Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

“Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme