Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me familjarët e dëshmorëve të Istogut.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregoi se çfarë u diskutua në këtë takim.
“Sot prita në takim, familjarët e Dëshmorëve nga komuna e Istogut. U dakorduam bashkë, që të fillojmë menjëherë me punën, që familjarët e tyre të rënë, të pushojnë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Vrellë. Përgjithmonë mirënjohës kontributit të Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë”, ka shkruar Haradinaj.