Haradinaj takohet me përfaqësuesit e shoqatave të kategorive të dala nga lufta

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 08:06 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për nder të Ditës së Veteranit, është takuar me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta, raporton Ekonomia Online.

Ai së bashku me një pjesë të stafit të tij u pritën nga përfaqësuesi i kësaj organizate, Faton Klinaku.

Klinaku në shenjë nderimi për ardhje ua shpërndau disa simbole te UÇK-së, ndërsa Haradinaj i uroi për lirimin e siç tha kolegëve nga Haga.

“Urime edhe për kolegët e që iu erdhën, kjo ditë është e veçantë në krejt botën. Kemi rastet veçanta që sjellin mundin e familjeve së dëshmorëve, familjes Jashari, e plotë sakrificave tjera për liri”, deklaroi Haradinaj.

 Dita e veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Të ngjashme