Haradinaj takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me SHBA’në, thelbësor për sigurinë e Kosovës

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati. Ata kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar qëndrimin e palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.

“Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv.”

Haradinaj ka falënderuar Prattipatin për “për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë”.

“Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.”

Të ngjashme